Thaçi nënshkruan kopjet e para të librit në Hagë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 16:23 | Nga

Haga është bërë gati për prezantimin e biografisë së Thaçit. Presidenti i Kosovës, para të filloi ligjëratën në institutin prestigjioz holandez, “Clingendael Institute”, ka nënshkruar kopjet e para të librit biografik, i shkruar nga gazetarët britanik, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Thaçi për pak minuta pritet t’i drejtohet shumë përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Presidenti Thaçi do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, ku më pas do të ketë një bashkëbisedim dhe debat më të pranishmit.

Pas ligjëratës në presidenti Thaçi do të merr pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman”. Në Institut tashmë kanë arritur kopjet e para të librit, të cilat autorët bashkë me Thaçin pritet ti shpërndajnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme