Thaçi: Nëse s’thirret seanca, me konferencë i njoftoj qytetarët për takimin në Washington

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 12:55 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për medie ka bërë të ditur se ka kërkuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani që të mbaj seancë për t’i informuar deputetët lidhur me takimin në Washington, raporton Ekonomia Online.

Por në lidhje me këtë, i pari shtetit tha se nuk ka marrë ende përgjigje. E nëse nuk mbahet seanca, Thaçi tha se do të dalë në konferencë për t’i njoftuar qytetarët për takimin, pasi siç e quajti ai është historik për vendin.

“Kam kërkuar nga kryeparlamentarja që sot të më mundësohet sot një seancë që t’iu drejtohem deputetëve në lidhje me takimin në Washington me presidentin e Serbisë dhe me të dërguarin special për dialog, Richard Grenell me mbështetjen e plotë të presidentit Donald Trump. Për fat të keq ende nuk kam pranuar përgjigje zyrtarisht andaj do të bëjë kërkesë të dytë që mund të mundësohet ky takim pasi është historike për popullin e Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Mes tjerash, Thaçi deklaroi se të gjithë liderët në Kosovë janë të zëvendësueshëm, ndërsa ShBA-ja është e pazëvendësueshme.

“ShBA kanë rol udhëheqës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse më pamundësohet një gjë e tillë, atëherë mundësia e vetme si president është qe ti drejtohem qytetarëve përmes konferencës, e cila është e vërteta e tërësishme e procesit”.

“Nëse deri me tani ka pasur dilema në këtë proces, roli i ShBA-së ka marr rolin udhëheqës dhe është ne duart e sigurta. Në të gjithë liderët jemi të zëvendësueshëm derisa roli i SHBA-se është i pazëvendësueshëm”, tha ai.

I pyetur nëse Thaçi do të takohet me kryeninistrin Albin Kurti, ai tha se do të ftoj për takim të gjithë liderët duke përfshirë edhe ata të VV-së.

Të ngjashme