Thaçi: Nëse presidenti zgjidhet nga populli, do të fitoj edhe një mandat

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 13:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur në një debat me shoqërinë civile dhe mediat, ka thënë se nëse do të votohej presidenti nga populli, do ta fitonte garën, por për këtë sipas tij, duhen ndryshime kushtetuese.

Duke u përgjigjur në pyetjen se apo tenton që përmes kësaj iniciative të marr “bajraktarizmin për të fituar poena politik, Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ai është tërhequr nga proceset zgjedhore, por ka shprehur bindjen se nëse del në procese zgjedhore do të fitojë.

“Nga proceset zgjedhore jam tërhequr, përveç nëse ndryshohet mënyra e zgjedhjes së presidentit. Nëse presidenti zgjidhet nga populli do të garoj dhe jam shumë i sigurt se do të fitoj”, është shprehur Thaçi.

Të ngjashme