Thaçi nga Brukseli porosit deputetët ta votojnë demarkacionin

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 08:31 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar takimet në Bruksel në kuadër të një vizite të tij krerëve të tri institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.
Të enjten Thaçi është pritur nga kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Një ditë më herët ai ishte takuar edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe me atë të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Asnjëri nga mikpritësit e presidentit të Kosovës nuk doli para gazetarëve me të dhe nuk u prononcua për këto takime, pos një porosie të shkurtër në rrjetin social “Twiter”.

Presidenti i Këshillit Evropian ka shkruar vetëm se ka pasur një takim të mirë me Thaçin dhe se „BE-ja duhet të bëjë gjithçka për të përmirësuar situatën në Ballkan“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme