Thaçi ngushëlloi popullin tajlandez për vdekjen e mbretit Bhumibol Adulyadej

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 13:37 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi mbretëreshës së Tajlandës, Sirikit, për vdekjen e mbretit Bhumibol Adulyadej.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për ju, familjen mbretërore dhe popullin e Tajlandës për vdekjen e Lartmadhërisë së tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se mbreti i Tajlandës ka qenë një lider i respektuar në vend dhe anembanë botës për mençurinë dhe përkushtimin e tij.

“Bota ka humbur një udhëheqës, i cili ishte i afërt me njerëzit, një bartës i paqes, unitet dhe prosperitetit për popullin e Tajlandës dhe më gjerë”, thuhet në telegramin e presidentit Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme