Thaçi ngushëllon familjarët e Astrit Shabanit: Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor

Prishtinë | 13 Kor 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e ish-kryetarit dhe bashkëthemeluesit të Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani.

Thaçi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se është i kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit.

Ai tha se do ta kujtojnë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë.

“I kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit, ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë. Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar presidenti Thaci. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme