Thaçi ngushëllon Turqinë për viktimat e ortekut dhe aksidentit me aeroplan

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar Turqinë për viktimat e ortekut si dhe të aksidentit me aeroplan në Stamboll.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova i qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë.

“Thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve si pasojë e ortekut në Bahçesaray dhe aksidentit me aeroplan në Stamboll. I qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar i pari i vendit.

Të ngjashme