Thaçi nis konsultimet me partitë e vogla, takon KDTP-në dhe VAKAT-in

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasi që Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri.

Presidenti Thaçi u shpreh se tani shtrohet nevoja për  hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më  shpejtë një qeveri funksionale e efektive.

Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri.

Takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të takojë edhe Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të vazhduar konsultat për hapat e mëtejshëm në këto rrethana të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme