Thaçi: Me njohjen e Kosovës nga Rusia vjen paqja në rajon

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 11:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Rusisë ka theksuar se
kjo e fundit duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës për të ndihmuar Serbinë, kjo sipas tij e liron Beogradin nga një mit që e ka krijuar për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Njohja e Kosovës do të ishte ndihmesë edhe për Serbinë, pavarësisht raporteve të tyre tradicionale, nuk na pengon ai raport Serbi-Rusi, duke njohur Kosovën, Rusia e ndihmon Serbinë sepse e liron nga një mit i rrejshëm që ka krijuar Beogradi në raport me Kosovën. E ftojmë që ta njeh Kosovën, të kemi raporte normale si dy shtete, Kosova nuk është shtet armik i asnjë vendi në botë”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit ka theksuar se me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Rusia vjen paqja në rajon.

“Sa i përket sanksioneve dhe raportit ndaj Rusisë dhe raportit të Kosovës, Kosova është pjesë e qëndrimit të vendeve të BE-së dhe ShBA-së. Kosova është njohur nga 116 shtete ne duam dhe punojmë që edhe Rusia ta njehë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, kjo ishte një ndihmesë e madhe për paqen në rajon”, ka shtuar ai.

Të ngjashme