Thaçi: Nuk do të lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të kalojë i pandëshkuar

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur kërkon nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ai deklaron se nuk do të ndalen deri në zbardhjen e fatit të çdo të pagjeturi në Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur kujtojmë vajzat e djemtë, nënat e baballarët, motrat e vëllezërit dhe çdo të dashur tonë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur që nga lufta në Kosovë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet tona dhe për Republikën e Kosovës, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë”.

”Nuk mund të ketë paqe pa e zbardhur të vërtetën e fatit të tyre dhe pa dhënë përgjegjësi kryesit e krimeve. Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të çdo të pagjeturi në Kosovë! As ne dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet dhe të kalojë i pandëshkuar”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme