Thaçi nuk e di a do të shkojë në SHBA apo jo, presidenca thotë se ka marrë ftesë

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 15:57 | Nga

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA.

Sipas njoftimit për Kohën Ditore, Thaçi është pajisur me vizë amerikane, por për shkak të agjendës së ngarkuar ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Për dallim nga Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj nuk është pajisur me vizë.

Në SHBA për Lutjet e Mëngjesit do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme