Thaçi nuk flet rreth çështjes së mandatimit të Kurtit

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka refuzuar të flasë se si do të ia bëjë me dhënien e mandatit kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.

Në pyetjet e gazetarëve gjatë homazheve në Prekaz me rastin e shënimit të 28 Nënntorit, ai është përgjigjur me “Faleminderit”, “Urime”.

Këto zhvillime vijnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit gjatë së mërkurës.

Pas këtij certifikimi, nga Lëvizja Vetëvendosje u  theksua se KQZ shpalli subjekt fitues, subjektin e parë me 221.001 vota dhe grupin më të madh parlamentar në Kuvend për legjislaturën e shtatë.

Gjithashtu u tha se mëngjesi i së hënës  duhet t’i gjejë me një marrëveshje të arritur të koalicionit qeverisës, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme