Thaçi para kabinetit qeveritar: Të mirëseardhura përpjekjet për të gjetur zgjidhje për demarkacionin

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 11:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë, i është drejtuar kabinetit qeveritar me një fjalë rasti, me ç’rast ka numëruar sfidat nëpër të cilat ka kaluar vendit në këtë periudhë.

Sipas tij, trendet e zhvillimit janë pozitive ndonëse shtetndërtimi nuk ka qenë i lehtë.

“Vetëm para 10 viteve veriu ishte në dorë të strukturave ilegale, tash situata është ndryshe. Kemi mbajtur zgjedhje, kemi instaluar policinë atje”.

I pari i shtetit më pas u garantoi ministrave që Kosova e ka të sigurt të ardhmen evropiane, por që duhet ende shumë punë për tu bërë, ngase rruga për në BE dhe NATO nuk është e lehtë, raporton Ekonomia Online.

Por ai ka kërkuar që të plotësohet kushtet e BE-së nga të gjithë. Ai shtoi se janë të mirëseardhura përpjekjet për të gjetur zgjidhje për demarkacionin.

“Përmbushja e të gjitha kushteve për vizat, krijimi i ushtrisë si dhe ruajtja e miqësisë me ndërkombëtarët janë synimet tona. Janë të mirëseardhura përpjekjet për të gjetur zgjidhje për demarkacionin”.

Thaçi tha se Kosova ka hyrë në fazën e fundit të dialogut me Serbinë dhe vendi është shembull për marrëdhënie të mirë me fqinjë.

Sa i përket nismës për shfuqizimin e Speciales, ai tha se Kosova ka marrë obligimi dhe do t’i kryejë për të ruajtur partneritetin me partnerët.

Lexo më shumë:

Të ngjashme