Thaçi para pjesëtarëve të FSK-së: S’preket Ujmani e Trepça, ushtria bashkë me NATO-n

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 15:06 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, në një adresim para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar ata për vizitën e sotme të tij në liqenin e Ujmanit, raporton Ekonomia Online.

Thaçi e ka quajtur këtë liqen si aset strategjik të Kosovës dhe vend të mrekullueshëm. Vonesën për adresimin e tij para pjesëtarëve të FSK-së e arsyetoi me ftesën e banorëve lokal, duke u shprehur se nuk ka pasur mundësi që ta refuzojë kërkesën e tyre për kafe.

Sipas tij, në asnjë rrethanë nuk preket Ujmani, Treça e as Mitrovica.

“Sapo vizitova pikën kufitare në Bërnjak ku takova doganiere e oficerë të Kosovës. Në një pikë kufitare në përputhje me standardet ndërkombëtare, por edhe pas kësaj vizitën bëra një vizite edhe te liqeni i Ujmanit, te ky aset i fuqishëm në sektorin energjetik dhe bujqësisë që ka ditur vetëm dora e zotit të fal. Nuk mund të refuzoja ftesën e qytetarëve lokal në Bërnjak për të më qerasur për kafe”.

Kur ka folur për synimet afatgjate të Kosovës ka përmendur aspiratën për anëtarësim në NATO dhe OKB. Sipas tij, hapa kryesorë në këtë drejtim janë transforimi i FSK-së dhe përmbyllja e dialogut më Serbinë.

“Procesi i tranzicionit të FSK-së ka hyrë në fazën e fundit. Kjo në kupton që në muajt në vijim të miratohen në kuvend ligjet për FSK në procedurë krejt të rregullt. Kjo forcë është dhe do të mbetet krenari e kombit, do të jetë ushtri multi-etnike”.

“Hapi kryesor edhe këtu. Është bashkimi i të gjithëve. Vonesa për FSK ka ardhur si mungesë e unitetit politik. Të bëhemi bashkë t’i miratojmë ligjet për ushtrinë e Kosovës”.

“Aspiratë tjetër është liberalizimi i vizave për qytetarët që të lëvizin pa barriera në Evropë. Presim që sa më parë të merret vendimi për heqjen e vizave. Është e rëndësishme që të jemi të unifikuar në qëndrimin tonë, të flasim me një zë për heqjen e vizave. Evropianet janë të qatë, nëse nuk jemi të bashkuar në këtë çështje, procesi rrezikohet dhe çdo që të shtyhet”.

“Në asnjë rrethanë nuk preket aseti dhe mrekullia e Kosovës, Ujmani dhe Trepça e as Mitrovica”.

Presidenti Thaçi, kishte paralajmëruar që do t’u adresohet pjesëtarëve të FSK-së në ora 14:00, por ai është vonuar për rreth një orë, pasi më herët gjatë ditës ka qëndruar në liqenin e Ujmanit.

Këtë adresim kreu i shtetit e ka planifikuar në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po mbanë protestë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, kundër paralajmërimeve për “korrigjim territoresh” nga presidenti, raporton Ekonomia Online.

Thaçi dje, në konferencë e parë për gazetar pas kthimit nga ShBA-ja deklaroi se në takimet me përfaqësues të lartë të OKB-së, ShBA-së dhe të Evropës ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si dhe tranzicionin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-ben-rritje-per-unitet-politik-rreth-dialogut-me-serbine-thote-se-lufta-sjelle-vrasje/

Të ngjashme