Thaçi pas pezullimit të dekretit nga Kushtetuesja: Do ta respektoj vendimin

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaë ka thënë se do ta respektoj në plotni vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës, shkruan Ekonomia Online.

“Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar presidenti në Faceboook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH

Të ngjashme