Thaçi pas pranimit të aktvendimit të Kushtetueses: Është hapur rruga për formimin e Qeverisë së re

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 16:31 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur  konferencë për medie.

Thaçi gjatë  konferencës ka thënë se tani është hapur rruga për formimin e qeverisë së re. Ai shpreson që ky të jetë një kapitull i ri për stabilitet në vend.

“Sot kam pranuar aktgjykimin e Gjykatës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim. E mirëpres përfundimin e këtij procesi politik e juridik dhe u dëshmua se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses. Tani është hapur rruga për formimin e qeverisë së Kosovës dhe shpresoj të jetë kapitull i ri për stabilitet. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarr dhe mbi të gjitha është e rëndësishme të respektohet rendi kushtetues.”

Mes tjerash ai ka thënë se Kosova nuk e ka luksin që të ketë vakum në qeverisje sepse Kosovës i duhen institucione që i lëvizin gjërat përpara.

Ai ka thënë se Qeveria pa vonesë duhet ta prezantojë planin për rimëkëmbje ekonomike.

“Tani pres sa më parë të themelohet Qeveria e re pasi rrethanat e kërkojnë. Koosva nuk e ka luksin të ketë vakum në qeverisje sepse na duhet institucione që i lëvizin gjërat përpara. Është mirë që është përcaktuar mbajtja e seancës dhe ftoj partitë që të marrin përgjegjësitë. Kosova ka humbur kohë duke ndërruar qeveri e kryeministra sepse shoqëria është dëmtuar dhe vonuar tani është koha për reflektim dhe rimëkëmbjen ekonomike. Qeveria pa vonesë duhet ta prezantojë planin për rimëkëmbje ekonomike.

Ftoj shtetet anëtarë që të hiqet izolimi për qytetarët e Kosovës. Duhet t’i ruajmë marrëdhëniet me SHBA-në sepse liria dhe pavarësia është e lidhur ngushtë me përkrahjen e SHBA-së, tha Thaçi.

Gjatë ditës së sotme Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktvendimin e plotë për dekretin e presidentit.

Të ngjashme