Thaçi pas takimit me Borrelin: Kërkova ndihmën e tij për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 13:05 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Joseph Borrell, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit, në një konferencë për media, Thaçi tha se vizita e Borrell në Kosovë vjen në një moment shumë të përshtatshëm.

“Ne zhvilluam një bisedë të shkëlqyer për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Përendimor, për të ardhmen evropiane, dhe është një mesazh i fuqishëm vet vizita e parë që Borrell e zhvillon në Kosovë, për të filluar tutje në Ballkanin Perëndimor. Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, tonë, për integrimet euroatlantike, prandaj një vizitë e tillë është shumë e mirëseardhur. Orientimi strategjik i Kosovës është shumë i qartë, që Kosova të punojë në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha Thaçi.

Thaçi po ashtu tha se në këtë takim është folur edhe për liberalizimin e vizave, si një proces i padrejtë për Kosovën.

“BE ka bërë një gabim strategjik për liberalizimin e vizave pavarësisht se mjanë plotësuar kriteret. Kjo qasje duhet të ndryshoj urgjentisht. Borell të jetë i mbështetur nga gjitha vendet e BE-së”

Presidenti po ashtu tha se në takim u bisedua edhe për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, për të cilën tha se e ka besimin e plotë në ekipin e Borrell.

“Në këtë takim diskutuam edhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, Borrell e ka përvojën dhe besoj që bashkë me ekipen e tij do të punojë fuqishëm në garantimin e procesit transparent, në një dialog që do të sjellë rezultate për të dy vendet”, tha presidenti.

Të ngjashme