Thaçi pas takimit me emisarët specialë: Pa u hequr vizat nuk ulem për të dialoguar me Serbinë

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 11:30 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me emisarët specialë të presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur konferencë për medie.

Thaçi tha se u në takim nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e vizave. Sipas tij, është e padrejtë dhe gabim strategjik kjo që po e bën BE-ja karshi Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit ka qenë i prerë kur ka folur për rifillimin e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se nuk do të ulet në tavolinë e bisedimeve pa u hequr vizat.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë i shpejt në nxjerrjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe si ledership të përgjigjemi ftesave të BE-së. Përderisa nuk ndodh liberalizimi i vizave unë nuk ulem në dialog në Bruksel”, tha Thaçi.

“Kishte vetëm heshtje sa i përket vullnetit të mysafirëve karshi kërkesës së vizave”.

“Unë sapo përfundova një takim me të dërguarit e kancelares Merkel dhe të Makron që diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe fokusin evropian për të ardhmen e Kosovës”.

“Për fat të keq edhe sot nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e vizave  për Kosovë madje as si temë dhe kjo është zhgënjyer për qytetarët e vendit dhe ky mos unitet i Bashkimit Evropian dhe ndëshkues për Kosovën është i padrejtë dhe gabim strategjik që po bënë BE-ja karshi Kosovës”.

“Është refuzim nga BE duke mos e vënia fare në rëndin e ditës dhe BE-ja duhet të thotë hapur se pse nuk e merr vendimin për liberalizimin e vizave”.

Thaçi më tej tha se Kosova duhet të kultivojë raportet me ShBA-në, në mënyrë që ky raport të mos mbetet pre e tekeve të individëve.

“Ne duhet të marrim vendime jetike për vendin dhe për shoqërinë dhe raporti me ShBA-në duhet të kultivohet dhe mendoj relacioni me ShBA-në, nuk do të mbetet pre e tekeve të një politike të ngurtë, por do të kemi një fokus të vendimmarrjeve të shpejta e të qarta të gjithë liderë politik të Kosovës”.

Ai më tej ka bërë thirrje për unitet për suksese të përbashkëta, raporton EO.

“Duke qenë të bashkuar mund të kemi suksese më të mira dhe më të shpejta dhe këto procese mund të shtyhen vetëm duke qenë bashkërisht me përgjegjësi dhe me reforma që janë të nevojshme”.

“Për mua dialogu i menduar në Bruksel për të vazhduar është i tejkaluar”.

Të ngjashme