Thaçi pas takimit me Lajçakun: BE është vonuar shumë, duhet të ketë koordinim me ShBA-në

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me ndërmjetësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka thënë se Bashkimi Evropian është vonuar shumë në rastin e Kosovës, sidomos sa i përket liberalizimit.

Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Pas takimit me diplomatin sllovak, në një konferencë për medie, Thaçi tha se pret nga shtetet mike që ta ndihmojnë Kosovën në procesin e liberalizimit.

“E informova për pogresin e arritur në Kosovë dhe për reformat që i kemi bërë dhe që synojmë t’i bëjmë”. Kosova ka një të ardhme dhe alternativë që të jetë pjesë e familjes evropiane. Ne falenderojmë të gjtha shtetet që e kanë njohur Kosovën. Presim që edhe shtetet mike që e kanë mbështetur Kosovën ta ndihmojnë fillimisht për procesin e liberalizimit”, tha Thaçi, raporton EO.

Tutje, Presidenti tha se normalizimi i marrëdhenieve mes Kosovës dhe Serbisë është i mirëseardhur dhe se për Kosovën është shumë i rëndësishem koordinimi ndërmjet BE-së dhe ShBA-së.

“Çdo përpjekje që çon në normalizim të marrëdhënieve është e mirëseardhur. Dua të besoj se do të kemi veprime konkrete dobiprurëse për dy vendet dhe popujt tanë. Kosova ka implementuar shumë kritere dhe standarde. Ky proces duhet të fillojë me liberalizim të vizave dhe të mbyllet sa më shpejt që është e mundur me njohje reciproke”.

“E ardhmja e Kosovës është e sigurt vetëm duke qenë pjesë e perspektivës evropiane. Kemi besim të patundur dhe besim të plot në SHBA-në, përqafojmë vlerat evropiane dhe jemi evropianë. Do të punojmë që këto vlera të ngadhënjejnë dhe të jemi të vlerësuar nga BE. BE është vonuar shumë dhe duhet të lëvizë më shpejt. Kosova do të jetë në Shtëpinë e Bardhë. Për ne është me rëndësi jetike që SHBA dhe BE të kenë koordinim”, ka theksuar presidenti.

Të ngjashme