Thaçi pas takimit me Mogherinin: Kosova e përkushtuar për marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 10:14 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shkruar i pari i shteti në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme