Thaçi pas takimit te Veseli: Mora disa sugjerime për dialogun, por bota s’na pret vetëm neve

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 11:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi , pas takimit të thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për t’u koordinuar për dialogun Kosovë-Serbi, tha se ka marrë disa sugjerime nga ky i fundit dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas tij, takimet e tilla janë të dobishme që së bashku të arrihet qëllimin final, njohja reciproke dhe ulësja në OKB, raporton Ekonomia Online.

Por kreu i shtetit tha se në këtë proces nuk duhet të vonohemi ngase bota nuk na pret vetëm neve.

“Vlerësoj iniciativën qe të takohemi si në rastin e sotëm, për një koordinim me të mirë të punëve tona sepse duke qenë të koordinuar arritëm marrëveshje të mëdha si njohja nga Serbia. Ky unitet  i qëndrueshëm është thirrje qe të gjithë të bashkëngjitëm dhe të marrin përgjegjësi”.

“Kosova është e bekuar që në këtë proces do të jetë e angazhuar me tërë ekspertizën. Procesi është i udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Kryeministri e kryeparlamentari kanë dhënë disa sugjerime dhe të gjitha sugjerimet janë dobishme. Bota nuk na pret vetëm neve”, tha ai.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bashkë me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe bashkëkryesuesin e Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, në konferencë për media pas takimit të përbashkët

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, December 26, 2018

 

Të ngjashme