Thaçi pas vdekjes së Ogatës: Na tregoi se bota nuk do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e ish komisionares së OKB-së për refugjatë dhe diplomates japoneze, Sadako Ogata, është lajm i pikëllueshëm.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Sadako Ogatës. Ka qenë zëri që të gjithëve na tregoi se bota nuk do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Për kontributin e saj të pareshtur, në vitin 2017 e nderova me dekoratën “Nënë Tereza”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme