Thaçi për deklaratat e Zaevit: Ka rënë pre e mashtrimit, më ka kërkuar falje

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 09:55 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka rënë pre e mashtrimit kur ka folur për ndarjen e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Zaevi, mbrëmjen e së mërkurës e ka telefonuar dhe kanë zhvilluar bisedë 20 minutëshe.

Thaçi pas takimit lamtumirës me shefen e EULEX-it, tha se ai i ka kërkuar falje atij personalisht ngase nuk ka asnjë fakt asnjë evidencë as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar. por të gjitha janë të bazuara në thashetheme.

“Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin, ai më ka thirrur për tu sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. E ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rëne pre e mashtrimit”.

“Gjoja komunat që do t’i jepen Serbisë janë të bazuara na thashetheme dhe dezinformata te gazetës Sputnik. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk ka asnjë fakt asnjë evidencë as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar po r të gjitha janë të bazuara në thashetheme”.

“Raportet me Maqedoninë kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike”.

Thaçi po ashtu ka treguar se komedianët rus kanë tentuar që të zhvillojnë bisedë telefonike edhe me të para shtatë muajsh.

“Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë”.

“Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”.

Ai fillimisht ka falënderuar shefen e EULEX-it për bashkëpunimin deri sa ka shtuar se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar që të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i vizave.

“Ne duam të theksojmë fillimisht dhe të falënderojmë për punën e shefes se EULEX-it. Rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar me synimin tonë të qartë që të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i vizave”.

Zaev ka rënë pre e dyshes gazmorëve ruse Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.

Në një telefonatë që është publikuar një ditë më parë në faqjen e tyre në You Tube, duke u shtirur si ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ata i kanë telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në bisedë e sipër Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon, ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Më poshtë biseda e zbardhur në shqip:

Zaev: Alo

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko: Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’ju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi pasur gjysmë orë bisede telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtij lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informuar edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkaktojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/2139048712883626

Të ngjashme