Thaçi për Financial Times: Kosova nuk ka plan B, përveç anëtarësimit në BE dhe NATO

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 16:46 | Nga

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka qëllime dhe pritshmëri të qarta nga përpjekja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas një qëndrimi të Thaçit, të publikuar në Financial Times, të dy vendeve do t’u hapej rruga drejt njohjes formale pas përmbylljes së procesit të dialogut.

Thaçi ka thënë se rruga e vetme e Kosovës janë Bashkimi Evropian dhe NATO, përcjell Klan Kosova.

“Për Kosovën nuk ka alternativë ndaj anëtarësimit në BE dhe NATO. Ne nuk kemi një Plan B, as nuk jemi duke e kërkuar një të tillë. Dritarja e mundësisë për të arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e hapur, por ajo është duke u zvogëluar. Potenciali për të tjerët për të përfituar nga vakumi dhe paqartësitë është i madh”, ka thënë Thaçi.

“Për këtë arsye unë jam angazhuar sërish me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të kërkuar në mënyrë aktive zgjidhje kreative që do të sjellin një marrëveshje të drejtë dhe përfundimtare. Ne kemi nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme që mbulon dy dallimet aktuale dhe pikat potenciale të konfliktit të ardhshëm. Ne nuk do të pranojmë marrëveshjet e përkohshme apo vazhdimin e status quo-s”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme