Thaçi: Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim në Kushtetuesen

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se për dallim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë.

Ai këtë koment e ka thënë pas vendimit të Komisionit të Venecias që të pritet përgjigja e Gjykatës Kushtetuese rreth krijimit apo jo të Qeverisë Hoti.

Komisioni i Venecias i përgjigjet Kurtit: Vendoset të pritet vendimi i Kushtetueses

“Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa e njëjta çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë. Në të njëjtën kohë, shpreh disponueshmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për çështje të tjera që janë në kompetencën e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Tutje ai ka shkruar se respektimi i vendimeve dhe autoritetit të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë.

Të ngjashme