Thaçi për takimin me Haxhi Shalën që u bind të votojë Qeverinë: Nuk hezitoj të japë këshilla

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi gjatë konferencës për medie pas formimit të Qeverisë Hoti ka komentuar edhe deklaratën e deputetit Haxhi Shalës për votimin e Qeverisë Hoti, Thaçi tha se nuk heziton të japë këshilla.

Thaçi ka thënë se ai nuk heziton t’i japë këshilla deputetëve ose kujtdo që i kërkon, pasi sipas tij, e ka përvojën të kontribuojë.

“Çdo deputet ka legjitimitetin e vet dhe unë nuk refuzoj të diskutoj për çështje madhore me të gjithë ata që pajtohen, por në të njëjtën kohë edhe duke u bazuar në eksperiencën time, jo rrallë herë dha këshilla” , ka thënë presidenti Thaçi.

Deputeti i Nismës ka thënë se ishte kundër votimit të Qeverisë Hoti, por ka thënë se ka ndryshuar qëndrim pas një takimi që ka pasur me Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. 

Të ngjashme