Thaçi për veprimet e Rakiqit: Sa isha kryeministër kush nuk respektonte simbolet e 1 minutë s’qëndronte në zyre

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar veprimet e Zëvendëskryeministrit serb të Qeverisë, Goran Rakiq, i cili ka hequr nga kabineti i tij flamurin e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ai që nuk respekton ligjet e shtetit, nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës.

”Unë ku jam aty, në çdo institucion të shtetit, janë simbolet e shtetit të Kosovës”.

”Edhe në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e gjitha komuniteteve kanë respektuar kushtetutën dhe simbolet e shtetit të Kosovës”.

”Përndryshe, nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e vet”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Më tej ai tha se kjo çështje është nën përgjegjësinë e Kryeministrit Avdullah Hoti.

“Tash pyeten z.Hoti. Ai që nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e shtetit nuk mund të jetë pjesë institucioneve të vendit”.

Të ngjashme