Thaçi për vizitën e Lajçakut: Qytetarët kanë nevojë për liberalizim, jo fjalë të kota

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 10:50 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se nuk është në garë me kreun e Qeverisë, Avdullah Hotin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit që zhvilloi me këtë të fundit, Thaçi shtoi se do të jenë bashkë dhe të koordinuar përballë Serbisë.

“Me Kushtetutë janë të përcaktuara përgjegjësitë, me rëndësi është se ka mendësi për koordinim, në fund gjithçka do të vendoset në Kuvend”.

“Nuk jemi në garë me njëri-tjetrin duhet të jemi bashkë kundër Serbisë”.

Kur foli për vizitën e përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ai tha se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizim e jo fjalë të kota.

Sipas tij, Lajçak është i mirëseardhur nëse vjen për një përfundim me njohje reciproke.

“Unë nuk jam i informuar për agjendën dhe përmbajtjen e agjendës. Nuk është koha e hapjes së negociatave  teknike. Ai duhet ta kuptoj se Kosova është e pavarur”.

“…nëse vjen me mendimin se duhet të përfundoj me njohje reciproke është i mirëseardhur, Lajçak duhet ta kuptoj se qytetarët kanë nevojë për liberalizim e jo për fjalë të kota”.

Më pas ai tha se e ka uruar Hotin për pozitën e re, dhe më të ka diskutuar edhe për menaxhimin e pandemisë, raporton EO.

 “E urova për zgjedhjen e tij në krye të ekzekutivin për hapat e ndërruara në veçanti në heqjen e barrierave dhe hapjen e një perspektivës”.

“Kosova është në drejtimin e duhur, për respektimin e plotë të rekomandimeve të iksh sa i përket Covid-19. Diskutuam edhe sa i përket rishikimit të buxhetit, për sanimin e pasojave nga pandemia”.

Të ngjashme