Thaçi për vizitën e Lajçakut: S’është koha e matjes së pulseve, Kosova të trajtohet si shtet

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 09:17 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast i pari i shtetit ka komentuar raportimet për vizitën në Kosovë të hënën të Përfaqësuesit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se për këtë çështje nuk është i njoftuar zyrtarisht, por thotë se do t’i përgjigjet ftesës për takim.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që Kosova të trajtohet si shtet.

Sipas tij, tash nuk është koha e matjes së pulseve, por e njohjes reciproke ndërmjet të dy shteteve.

“Këto ditë shënojmë ditën e çlirimit të Kosovës. Sot nderojmë njëri prej komandantëve të parë të Kosovës. Nderojmë sakrificën e të gjithë që dhanë edhe jetën për liri”.

“Pa luftën e UÇK-së nuk do të lëvizte as bota, rezistenca jonë e drejtë bëhet që të kemi krah nesh edhe ShBA-në BE-në dhe NATO. Tani na mbetet të punojmë për integrim në NATO e BE. Kosova ka të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta pengojë”.

“Unë ende zyrtarisht nuk jam informuar, do të shoh agjendën, por natyrisht se do të përgjigjem. Por është me rëndësi që Kosova të trajtohet si shtet. Kemi besim në ShBA për këtë proces Nuk është koha për matje të pulseve, por për vendimmarrje për njohje”.

Kur foli për udhëheqjen e dialogut, Thaçi tha se në këtë drejtim kompetencat janë të qarta, ngase presidenti në bazë të Kushtetutës është përfaqësues i shtetit, raporton EO.

Sipas tij, institucionet duhet të veprojnë shpejt dhe të bashkuar, ngase siç thotë ai, këtë proces nuk mundte ta individualizojë askush.

“Dialogun do ta udhëheqin institucionet legjitim të Kosovës, ne edhe të bashkuar do të përballemi me pengesa, nuk jemi në garë, presidenti përfaqëson vendin jashtë dhe brenda, kompetencat janë të qarta. nuk ka asnjë dilemë vetëm sa do ta plotësojmë njëri tjetrin”.

“I vlerësoj hapat e z.Hoti që ka ndërmarrë në lehtësim të dialogut. Kosova duhet të veprojë sa më e bashkuar, të gjithë kanë investuar për këtë ditë. Askush nuk mund ta individualizojë këtë proces”.

Të ngjashme