Thaçi përfundon takimet me liderët e partive

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 15:15 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i shtetit Hashim Thaçi takimet me liderët institucional i filloi nga ora 10:30, të cilët i informoi rreth vizitës në ShBA dhe procesit të dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online. Të fundit ai i  ka pritur në një takim përfaqësuesit e 6+.

Në orën 16:00 presidenti Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për medie, për të deklaruar rreth qëndrimeve të krerëve të vendit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë ditës se sotme, presidenti Thaçi ka takuar të gjithë liderët politik, përveç kryeministrit Albin Kurti, i cili akuzoj presidentin për mospjesëmarrje në seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës për gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës.

Të ngjashme