Thaçi përgëzon kandidatët, kërkon proces të rregullt zgjedhor

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 11:33 | Nga

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të Drenasit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se fitues të vërtet nga këto zgjedhje janë qytetarët të cilët do të dëshmojnë se demokracia është e kultivuar në kulturën e Kosovës.

Lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

Qytetarët e Drenasit nesër votojnë për kryetarin e ri të tyre. Por, fituesit e vërtetë do të jenë vetë qytetarët. Ata do të dëshmojnë se demokracia dhe parimet e saj janë kultivuar thellë në kulturën politike të Kosovës.

Sot, proceset zgjedhore në Kosovë janë procese transparente, të drejta dhe demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kryesuesja Valdete Daka kanë bërë një punë profesionale, të palodhshme, që i tërë procesi elektoral, para zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve, por edhe pas tyre, të jetë proces i besueshëm prej të gjithë qytetarëve të Kosovës.

I përgëzoj edhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme dhe duke iu uruar suksese secilit prej tyre, iu kërkoj që të vazhdojnë të kontribuojnë në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi demokratik.

Por, më së shumti i përgëzoj qytetarët e Drenasit, që kanë mundësuar një garë elektorale të drejtë dhe dinamike.

I ftoj që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur, sepse nesër ata do të tregojnë edhe një herë se fati i komunës është në duart e vetë atyre. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme