Thaçi përkrah iniciativën e Veselit për Tribunalin: Kuvendi e ka mundësinë të bëjë punë të mençur

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi po e përkrah idenë e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb të kryer në Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo është puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi i Kosovës.

Kreu i shteti ka bërë thirrje që të gjithë të bëhen bashkë për të dënuar gjenocidin serb, në mënyrë që autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.

“Debati i sotëm dhe mundësia e nxjerrjes së rezolutës dhe themelimi i një komisioni janë veprime shumë të mençura që mund t’i bëjë Kuvendi i Kosovës, iniciativë kjo e kryetarit Veseli”.

“Besoj që të gjithë do të jenë sëbashku që të dënojmë gjenocidin spastrimin etnik të Serbisë dhe që njerëzi që kanë kryer krime, pra njerëzit e aparatit shtetëror serb të dënohen”.

Këtë deklaratë, Thaçi i bëri pas akademisë përkujtimore për Abaz Thaçin, kur në Kuvend pritet të formohet komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Të ngjashme