Thaçi përkujton veprën e Anton Çettës: Njeri i urtë, i mençur e humanist

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar jetën dhe veprën e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Anton Çetta në 100 vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Çetta është njeriu që do të mbetet në historinë e kombit tonë për kontributin e jashtëzakonshëm të tij.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Para një shekulli u lind Anton Çetta, njeriu që do mbetet në historinë e kombit tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore. Ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet. Kombi ynë do të mburret për jetë dhe mot me figurën e albanologut Anton Çetta. 

Të ngjashme