Thaçi përsëritë situatën “win-win”, por shton se ka gjasa minimale për marrëveshje

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 10:38 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, ka mohuar se ka ndryshuar qëndrim sa i përket diskutimit në Bruksel me Serbinë për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Sot jam më i bindur për qëndrimin tim. Parlamenti po vonohet për nxjerrjen e një rezolute në mbështetje të kërkesës së Luginës. Bashkëngjitja sjellë më tepër paqe dhe stabilitet. Jam kategorik kundër ndarjes apo një Asociacioni me kompetenca ekzekutive, ajo do të thoshte ‘Republika Srpska’ që nuk do ta lejojë”.

Këto deklarime, Thaçi i ka bërë pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, me të cilin tha se kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, Maqedoni e rajon.

LEXO Edhe: Thaçi konfirmon mundësinë e takimit me Trumpin, flet edhe për mos shkuarjen e Vuçiqit në New York

Presidenti Thaçi u shpreh se referendumi i 30 shtatorit i siguron Maqedonisë përparim në rrugën e integrimit euro-atlantik  dhe për këtë shteti fqinj e gëzon mbështetjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës.

“Jemi në sfida që kërkojnë përgjegjësi kombëtare demokratike. Kosova dhe populli i Kosovës mbështesin partitë politike në Maqedoni. Marrëveshja për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është historike. Ndiem mirë që morra opinione nga Thaçi për pjesëmarrjen masive në referendum”.

Ai u ka bërë edhe njëherë thirrje paritive politike në Maqedoni për pjesëmarrje në referendum dhe votimin pro marrëveshjes me Greqinë për emrin.

“Ajo që diskutua janë edhe zhvillimet në Kosovë. Tash neve na mbetet si Kosovë të përmbyllim angazhonin tonë për normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë. Demarkimi i kufirit me Serbinë do të jetë çështje e ndishme”.

“Një marrëveshje paqësore Kosovë – Serbi nënkupton njohje mes Kosovës dhe Serbisë. Do të jetë situatë win-win për të dyja vendet, do të ketë gjasa minimale për marrëveshje.  Ajo që dëgjova nga Thaçi është mbështetja e Maqedonisë për dialogun dhe asnjë shqetësim për marrëveshjen Kosovë – Serbi”.

Ndërsa kreu i PDSh-së në Maqedoni, Menduh Thaçi tha se për shqiptarët atje është mbështetja e presidentit Thaçi dhe e institucioneve të Kosovës për referendumin.

Kur foli për dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se i beson përvojës së Hashim Thaçit në bisedime.

“Jam opimist së do të dalim faqebardhë në mbrëmjen e referendumit. Isha shumë i interesuar për ecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kam besim në drejtuesit e institucioneve të Kosovës për shkak të përvojës në bisedime dhe mbështetjes së ShBA-së dhe BE-së”.

Të ngjashme