Thaçi përshëndet marrëveshjen historike mes SHBA-së dhe talibanëve të Afganistanit

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përgëzuar homologun e tij amerikan, Donald Trump për arritjen e marrëveshjes për paqe me talibanët në Afganistan.

Sipas tij, është inkurajuese të shohësh se paqja dhe stabiliteti global janë në krye të agjendës së administratës amerikane.

“E përgëzoj presidentin Donald Trump për udhëheqjen e tij për të arritur një marrëveshje historike dhe për t’i dhënë fund dekadave të konflikteve dhe shkatërrimeve në Afganistan. Me të vërtet është inkurajuese të shohësh se paqja dhe stabiliteti global janë në krye të agjendës së administratës amerikane”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme