Thaçi pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 16:43 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur në takim Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose E. Gottemoeller.

Para këtij takimi Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Guttemoller, ka takuar  ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha.

Ajo ka thënë se “në NATO po bisedohet për atë se si Forca e Sigurisë së Kosovës të veprojë edhe në veri të Kosovës, kjo pasi një gjë e tillë është e pamundur pa lejen e NATO-s.

Guttemoller, ka thënë se Kosovë duhet të shikojë që transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri ta bëj vetëm pas ndryshimeve kushtetuese.

Ajo nuk e ka përmendur fare mundësinë që FSK të shndërrohet në Ushtri sipas një ligji të propozuar nga Presidenti Hashim Thaçi.

 

 

 

Të ngjashme