Thaçi pret nga Bullgaria që Ballkanin Perëndimor ta ketë në vëmendje

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 17:03 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Bullgarinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së.

Këtë detyrë, tha Thaçi, Bullgaria po e merr në kohë sfidash për BE-në, por edhe në momente të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Ne e mirëpresim kryesimin e Bullgarisë dhe presim që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më shumë në Bruksel dhe BE, duke kërkuar prej tyre që të mos lejojnë që rajoni ynë t’iu ikë nga duart dhe të rrëshqas në interesat e shteteve dhe ideologjive që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Evropës”, shkroi Thaçi në Facebook.

“Shpreh mbështetjen e plotë të Kosovës për promovimin e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në tërë kontinentin tonë”, tha ai në fund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme