Thaçi pret nga Qeveria e re ndërtimin e raporteve me SHBA-në, kërkon nga Kurti lirimin e zyrës

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 16:27 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas votimit të Qeverisë së re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën uroj qytetarët dhe LDK-në për qeverinë e re, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se pret nga Qeveria e re ndërtimin e raporteve me SHBA-në e cila tha ai se është jetike për vendin.

Me tej, Thaçi tha se e mirëpret zotimin e Hotit për të udhëhequr me sfidat e pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.

“Dua të uroj qytetarët për qeverinë e re deputetët për votimin e qeverisë Hoti, është një ditë e rëndësishme pasi u vendos edhe një gur tjetër i shtetësisë, dëshiroj të uroj kryeministrin Hoti. E mirëpres zotimin e tij që do të udhëheq me sfidat me pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike, edhe zotimin në sfidat afatgjata dhe prioritetet.  Si dhe vazhdimin e dialogut me të gjithë liderët politik, për marrëdhënie speciale me SHBA-në. Raportet e mira me Amerikën mund të sigurojnë një të ardhme për vendin tonë”, u shpreh Thaçi.

I pari i shtetit i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare që të punojnë në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Mes tjerash, Thaçi kërkoj nga Albin Kurti lirimin e zyrave pasi tha ai se pas shkarkimit Kurti po tregohet edhe me qesharak.

“Presim nga qevria që të vazhdoj reformat në ekonomi… për të garantuar pace dhe stabiletet në vend. Sot i bëj thirrje BE-së dhe vendeve anëtare që të përgjigjen pozitivisht të mos vonohen në procesin e liberalizimit të vizave.

“Nga kurti kërkohet pranim -dorëzim sa më i lehtë, barrikadim në zyrën e uzurpuar, ai pas shkarkimit po tregohet edhe më qesharak kërkohet të punojnë të gjithë bashkë”, shtoi ai.

Të ngjashme