Thaçi prezanton tri projekte para Qeverisë

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 11:42 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar kabinetit qeveritar me një fjalë rasti për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Ai dha tri propozime për Qeverinë. Thaçi ka propozuar të ndërtohet kompleksi rezidencial, të ndërtohet një muze dhe një obelisk në Prishtinë.

“Së pari, shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës. Së dyti, e dimë se vuajtjet tona shekullore dhe përpjekjet për liri janë të ngulitura në mendjen e secilit nga ne. Por ,kjo nuk mjafton. Kujtesës sonë kolektive historike, patjetër i duhet një objekt muze, të cilin unë propozoj ta quajmë “Muzeu i Pavarësisë”, ku do të ruhen dhe ekspozohen artefaktet materiale të një procesi të gjatë historik që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi”.

“Dhe, së treti, kryeqyteti i Kosovës, gjithashtu ka nevojë për ndërtimin e Obeliskut të Lirisë, si monument i kujtimit dhe i nderimit për sakrificën e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, para të cilët do të nderonin qytetarët e Kosovës dhe të gjithë miqtë tanë nga bota.

Ai tha se në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë dhe dekadat e ardhshme, duhet t’i kultivojmë dhe kompletojmë shenjat e identitetit tonë shtetëror.

Pas propozimeve të presidentit Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se të gjithë këto propozime do të adresohen në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë.

Fjalimi i plotë i presidentit Thaçi drejtuar kabinetit qeveritar për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë:

Të ngjashme