Thaçi pritet me nderime të larta shtetërore në Kroaci

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 14:07 | Nga

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën po takohet në Zagreb, ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Thaçi do të takojë edhe kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit, Gordan Jandrokoviq.

Nga ky takim ka postuar presidentja kroate në Facebook:

“Mikpritje e ngrohtë -miqësore për presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kroaci”- ka shkruar në profilin e saj zyrtar në FB, Grabar-Kitarović.

Thaçi dhe Grabar-Kitarović  kanë biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë.

“Gjatë qëndrimit në Kroaci, Thaçi do të takojë edhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandroković. Thaçi do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës politike dhe publike në Kroaci”, është bërë e ditur të mërkurën nga kumtesa e presidencës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme