Thaçi priti nё takim lamtumirës ambasadoren kroate Kapitanoviq

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Marija Kapitanoviq, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer.

“U jam mirënjohës për bashkëpunimin, me të gjitha institucionet e Kosovës. Gjatë mandatit tuaj ne kemi konfirmuar edhe një herë partneritetin strategjik në mes dy vendeve tona”, ka shtuar Thaçi.

Nga ana tjetër, Ambasadorja Kapitanoviq u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka marrë nga institucionet e shtetit, por edhe nga tërë shoqëria kosovare.

Thaçi në fund falënderoi për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës nё tё gjitha fushat, sidomos nё arenën ndërkombëtare dhe në BE.

Të ngjashme