Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin Braathu

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 13:15 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu.

Thaçi e falënderoi ambasadorin Braathu për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Mbretërisë së Norvegjisë i kanë ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pas me të sa ishte kryeministër, ministër i jashtëm, tash president.

Ai theksoi vendosmërinë e Mbretërisë së Norvegjisë për të mbështetur përparimin e gjithëmbarshëm të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme