Thaçi priti shefen e re të UNDP-së, Maria Suokko

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë “UNDP”, Maria Suokko, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në punë.

Thaçi ka theksuar se UNDP në dy dekadat e fundit ka mbështetur Kosovën në shumë fusha.

“Jemi të kënaqur me kontributin tuaj në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, por edhe në përkrahjen në zhvillimin ekonomik”, u shpreh Thaçi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko ka thënë se UNDP do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj.

Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të përkrahin projektet e UNDP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme