Thaçi priti udhëheqësin e EULEX-it Thran, biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Thaçi u shpreh se EULEX mbetet i rëndësishëm për Kosovën dhe se ka sjellë përvojë të mirë për institucionet e Kosovës.

“Kemi bashkëpunim të mirë me EULEX-in. Institucionet e Kosovës kanë përfituar nga përvoja me EULEX-in”, u shpreh Thaçi.

Bernd Thran u shpreh se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në përputhje me mandatin.

Thaçi përfundoi se EULEX është mision i suksesshëm dhe Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme