Thaçi: Prokurorët të jenë të pavarur, liberalizimi mos të lidhet me korrupsionin- kriteret janë plotësuar

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 11:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi tha se Kushtetuta e Kosovës garanton se prokurorët duhet të jenë të pavarur e t’i trajtojnë të gjithë njëjtë, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit në “Konferencë vjetore të Prokurorëve” për vitin 2019, shtoi se Prokurori i Shtetit të duhet të ketë trajtim të barabartë dhe pa paragjykime pavarësisht racës, gjinisë apo lidhjeve politike e besimeve politike apo pozitës shoqërore.

“Sistemi prokurorial i Kosovës është një hallk shumë e rëndësishme e sundimit të ligjit në Kosovë. Kushtetuta garantoj se Këshilli Prokurial tregon se duhet të jetë i pavarur dhe i barabartë për të gjithë në Kosovë dhe siguron që Prokurori i Shtetit të jetë i paanshëm. Legjislacioni që kemi sot tregoj që Prokurori i Shtetit të duhet të ketë trajtim të barabartë dhe pa paragjykime pavarësisht racës, gjinisë apo lidhjeve politike e besimeve politike apo pozitës shoqërore”.

Madje ai po thotë se Kosova është kampion në rajon në luftën kundër korrupsionin dhe se kjo betejë do të jetë e vazhdueshme.

“Vendimet mbetet të zbatoni legjislacionin dhe të jeni këmbëngulës në punën tuaj. Njohuritë juaja duhet ti leni në praktik. Ballafaqimi me krimin e korrupsionin dhe terrorizmin është sfidë në vete sepse kemi vlerësime të çmuara. Kosova është kampion në rajon në luftën kundër korrupsionin dhe kjo betejë do të jetë e vazhdueshme”, tha Thaçi.

Presidenti po kërkon që heqja e vizave të mos lidhet me luftimin e korrupsionit, ngase sic thotë Kosova i ka plotësuar 95 kritere për liberalizim të vizave.

“Kushdo qe flet për luftën kundër korrupsionit dhe e lidh  tash me liberalizim të vizave e ka gabim. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe 95 prej tyre. Ne kemi përmbushur kritere për liberalizim të vizave më shumë se çdo vend në rajon”.

Sipas Thaçit drejtësia për krimet e luftës nuk ka ndodhur as nga UNMIK-u, EULEX-i e as nga Tribunali i Hagës, raporton EO.

“Ne jemi dëshmitar se kemi pasur rreth 13 mijë civil shqiptarë  të vrarë në Kosovë dhe 20 mijë gra të dhunuara nga aparati i dhunës Serbe që kanë kryer spastrim etnik. Rreth  1300 fëmijë të vrarë, mbi 400 masakra kundër popullatës civile. Pikërisht këto dobësi qe kanë ndodhur me ose pa qëllim kanë krijuar një rrethanë që po e rëndojnë arritjen e paçes të bashkëpunimit dhe gjitha këto krime nuk kanë ndodhur drejtësi as nga drejtësi e UNMIK-ut as nga EULEX-i, as nga tribunali i Hagës”.

“Drejtësia e UNMIK-ut e EULEX-it kanë konsistuar se ata qe kanë kryet krime ata nuk duhet të merren, por duhet të merret Serbia dhe kjo është 100% amnisti ndërkombëtare sepse Serbia nuk i ndjek ata po i vlerëson si heronj e i mban në pushtet. Nga kjo heshtje ndërkombëtare me trimëri e guxim edhe në mënyrë krenare pretendojnë të mohojnë krimin në Kosovë”.

“U jam mirënjohës shteteve të QUIN-it që pas 20 vitesh folën për masakrën e Reçkaut. Sikur të flitej kjo më herët nuk do të krijonte hapësirë autoritete të Serbisë që të mohojnë krimet në Kosovë dhe e tëra çka kërkoj është që të merrni këto çështje me seriozitet she të punoni për kthimin e drejtësisë të vërtetës dhe të gjithë të jenë të barabartë kushdo që ka kryer krime”, shtoi Thaçi , raporton EO.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme