Thaçi: Propozimi për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 11:18 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi këmbëngul në idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë dhe në kuadër të saj, në dialogun e Brukselit, të shtrohet kërkesa e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka shkruar se propozimi për zgjidhje paqësore mes dy shteteve është i qartë, transmeton Ekonomia Online.

“Nuk ka ndarje përgjatë vijave etnike, por korrigjim të kufirit dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ditë më parë, Thaçi ka deklaruar se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje e as shkëmbim territoresh.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme