Thaçi pyetet për fotografinë e Brovinës, thotë se gjenocidi “nuk ka brina”

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 13:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, ka folur për fotografinë e publikuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina ku shihej dhunimi i një femre nga një grup ushtarësh, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit kur u pyet nga gazetarët rreth vërtetësisë së fotografisë ka përmendur edhe një herë krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

Ai ka shtuar se gjenocidi nuk ka “brina” dhe se të gjithë duhet që të bëhen bashkë që të vihen para drejtësisë.

“Serbia ka kryer gjenocid ka vra mbi 13 mijë e 500 shqiptarë ka kryer mbi 400 masakra ndaj civilëve shqiptar, gra, fëmijë pleq. Serbia ka dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare ka dëbuar mbi 1 milion shqiptar nga Kosova, ka vra mbi 1000 fëmijë shqiptar dhe gjenocidi nuk ka brina”.

“Ky gjenocid i shtetit të Serbisë, prandaj të gjithë së bashku pa dallime partiake pa asnjë dallim duhet të bashkohemi në dënimin e gjenocidit dhe të vihen para drejtësisë”.

“Nuk jam shefi i AKI-së unë, vetë Kosova është fotografia e gjenocidit të Serbisë në vitet 98-99”, tha Thaçi.

Këto deklarata presidenti Hashim Thaçi i dha pas Akademisë Përkujtimore kushtuar 70-vjetorit të rënies së heroit Rifat Berisha.

Presidenti Hashim Thaçi refuzoi të përgjigjet nëse do të kërkojë dorëheqjen e deputetës Flora Brovina.

Të ngjashme