Thaçi rikujton se Serbia ende i mohon holokaustin që e shkaktoi në Ballkan

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit për të thënë se Serbia ende i mohon krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në Bosnje dhe Kosovë.

Kreu i shtetit deklaroi se u mendua që Holokaustri do të ishte i përsëritshëm, por përpjekjet për shfarosjen e njerëzve vijuan.

“Kosova sot i bashkohet kujtimit për viktimat e Holokaustit, një krim gjenocidal dhe monstruoz që tmerroi gjithë botën. Pas Luftës së Dytë Botërore u mendua se vuajtjet e miliona njerëzve të vrarë mizorisht do ta shndërronin Holokaustin në një krim të papërsëritshëm për njerëzimin. Por, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhduan edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Masakrat dhe spastrimi etnik u ngjanin atyre të Luftës së Dytë Botërore. Dhe, fatkeqësisht, Serbia edhe sot vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në këtë pjesë të Evropës”, shkroi Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme