Thaçi: Sapo kam zbritur në Tiranë, nesër flas për katër ditët e kaluara në Hagë

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka zbritur në Tiranë nga kthimi prej Hagës dhe se nesër do të flasë për katër ditët e kaluara në intervistim.

Presidenti Thaçi mbrëmë, pas katër ditëve, e ka përfunduar intervistimin në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ai është intervistuar nga prokurorët e kësaj zyre tri ditë nga gjashtë orë, derisa dje ky proces ka zgjatur më shumë se shtatë orë.

Sot Thaçi ka fluturuar nga Haga për në Tiranë, ku edhe para pak minutash ka njoftuar se ka zbritur në Aeroportin në Rinas.

”Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë”, ka shkruar Thaçi.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Të ngjashme