Thaçi s’e mohon se me Serbinë do të flitet për shkëmbimi territoresh, thotë se po krijohet konfuzion

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 10:32 | Nga Valbona Bytqyi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka mohuar mundësinë që me Serbinë do të diskutohet edhe për shkëmbimin e territoreve, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit tha se nuk dëshiron të komentojë raportimet në media se pala kosovare ka në plan t’i japë hov idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Ai ka shtuar se ka lajme të shumta që po e fusin opinion publik në konfuzion.

Sot në media u raportua se Leposaviq bashkë me Leshakun të shkëmbehen me Preshevën dhe një pjesë e Bujanocit.

“Nuk komentoj opinionet e mediave, opinione që s’kanë adresë. Institucionet e Kosovës duhet të punojnë që me një konsensus sa më të gjerë të vazhdojmë dialogun me mbështetje 100 % të të gjithëve”.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të punojnë për një konsensus e mbështetje nga të gjithë. Ai ka shtuar se qëllim i fazës finale të dialogut të nisur që nga viti 2012, është njohja nga Serbia.

Thaçi këto komente i bëri pas homazheve te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

“Qëllimi jonë është njohja e Serbisë, të anëtarësohemi edhe në OKB. Ka edhe opinione definuar që po e fusin në konfuzion opinion publik, në fund të procesit do të ndodh njohja formale”.

“Marrëveshja finale të jetë mes dy vendeve të pavarura. Kosova është e pavarura sovrane e ka të drejtë në të nënshkrua marrëveshje. Nuk ka ecje përpara pa stabilizim të marrëdhënieve”.

Thaçi ka insistuar që Kosova dhe Serbia, në fund të dialogut do të kenë njohje reciproke.

“Ne i kemi hyrë këtij proces, Kosova është e sigurt në sukses, kjo nuk është garë, por është proces që duhet të përmbyllet bashkë me BE-në dhe ShAB-në me njohje reciproke”.

Ai nuk komenton a do të diskutohet për Gazivodën në fazën e fundit të dialogut me shtetin fqinj.

Të ngjashme